Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimet në Universitetin Bujqësor, Karamuço: Një çështje që vë në dyshim procedurat

Arrestimet në Universitetin Bujqësor, Karamuço: Një

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi 24 masat e sigurisë, ndaj anëtarëve të administratës dhe stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga Gjykata e Posaçme. 

 Në një intervistë në ABC News, Karamuço, u shpreh se është zhvilluar një aksion i madh, referuar edhe procedurave që janë ndjekur.

Ai shtoi se pritet që nesër rektori të referojë këtë çështje në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në lidhje me celularin që i është marrë.

“Aksioni madh edhe për shkak të procedurave që janë ndjekur. Duket se ka pasur një fërshëllime të brendshme, arrin një moment që kalojnë në procedura ligjore, policia e ka ndjekur me shumë përgjegjësi. Kur është parë që ka elementë të veprës penale e të korrupsionit, ka bërë referimin në prokurorinë e posaçme. Janë komisione të tëra ku të gjithë sipas SPAK kanë përgjegjësi. Nuk jam në dijeni të çështjes se cfarë roli ka pasur njëri apo tjetri. Ne e prisnim që do të kishte diçka të madhe, jemi shpejt për të thënë se kush është fajtori. Fokusi që i përqaset asaj që thotë kryeministri, tek standardet. Një celular merret vetëm me një rast emergjent urgjentisht nga BKH. Nesër rektori referon këtë cështje në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në lidhje me celularin dhe për shkak se nuk është ngritur akuzë ndaj tij, pritet të shihet cështja, dhe do dalim sërish tek pyetja se çfarë standardesh ndiqen. Mbetet ende të shihet. Kjo është një çështje që vë në dyshim procedurat gjithsesi duhet ndjekur”, tha ndër të tjera Karamuço.

Të fundit