Flash News


Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Alqi Bllakos, KQZ i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

Arrestimi i Alqi Bllakos, KQZ i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i japë Pandeli Majkos mandatin e deputetit, pas arrestimit të Alqi Bllakos.

Mandati i Bllakos i kaloi Majkos si emri më i votuari në listë për qarkun e Tiranës. 

Këtë mëngjes, Majko dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Alqi Bllako dha dorëheqjen për shkak të arrestimit nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në atë që konsiderohet si afera e inceneratorëve.

Arrestimi i Bllakos i hapi rrugë rikthimit të Majkos, pasi ky i fundit u rendit i 19-ti në listën e socialistëve në Tiranë duke grumbulluar më 25 Prill 8.780 vota. Majko mbeti jashtë listave duke mos arritur thyerjen e herësit.

 

Të fundit