Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Ballukut/ PS rrëzon kërkesën e SPAK, Manja: Nuk pengon hetimet e drejtësisë

Arrestimi i Ballukut/ PS rrëzon kërkesën e SPAK, Manja: Nuk

Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

Gjatë prezantimit të raportit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Manja deklaroi se mos autorizimi nuk pengon SPAK të vijojë hetimet ndaj Ballukut. 

"Ne si anëtarë të shumicës parlamentare në Këshillin për Mandatet i rekomandojmë seancës plenare e rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të heqjes së imunitetit për Ballukun.

Nuk rezulton të jenë evidentuar domosdoshmëri për marrjen e një mase të tillë. Rekomandimi nuk pengon SPAK të vijojë hetimet, ka një masë sigurimi personal, pengimi nga dalja jashtë vendit, që lejon vijimin e procedimit penal.

Dhe ne këtë e konsiderojmë një çështje që tashmë i takon drejtësisë, por masat e sigurimit personal nuk lidhen me ekzistencën ose jo të veprës penale.

Të presim përfundimin e hetimeve. Jo më kot e lash në fund dua të sjell në vëmendjen e grupit që nga raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, të SPAK, evidentohet qartë se për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera ka praktikë të konsoliduar për hetim pa masë sigurimi personale. Ka të bëjë me standardet e hetimit për këtë vepër penale", u shpreh Manja. 



 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit