Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Beteja jonë s’ka lidhje me hetimet e prokurorisë

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Beteja jonë s’ka lidhje me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidati i opozitës në Himarë.

Rama shkruan në Twitter, se arrestimi i tij është një sprovë për drejtësinë në prag të zgjedhjeve vendore duke pretenduar se shkelja e tij është e provuar.

Rama mohon të ketë gisht në arrestimin e tij duke thënë se beteja me Belerin në zgjedhje, s’ka lidhje me hetimet e Prokurorisë së Vlorës.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë“, shkruan Rama.

Në fakt, deri tani s'ka pasur asnjë reagim përveç Policisë së Shtetit. SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin, dhe as nuk ka dhënë detaje , megjithëse urdhë-arresti është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme. As Prokuroria e Vlorës nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me procedimin penal që është nisur ndaj Belerit.

Disa orë para arrestimit, Rama kërcënoi hapur Belerin dhe dy persona të tjerë të lidhur me të, që sipas tij kërcënon emigrantët me grisjen e letrave greke.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke", deklaroi Rama.

Të fundit