Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i gjyqtares së Krujës dhe mjekut të QSUT, Rama: Nuk janë goditje elektrorale, ç'lidhje kemi ne

Arrestimi i gjyqtares së Krujës dhe mjekut të QSUT, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish arrestimet në Gjykatën e Krujës nga SPAK, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Në një bashkëbisedim me qytetarët e Fierit, Rama thotë se me këto arrestime është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë.

Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Pastrimi i llumit që ishte në drejtësi nuk është fjalë goje. Vettingu ka bërë një pastrim radikal, por ka akoma.

Por ama ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme. Një gjykatëse përfaqësuese e këtij llumi është sot para hekurave. Është dhënë mesazhi shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë që këtu ka një limit.

Po ashtu goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje Tiren dhe të tjerët, por ama lajmi i mirë është që janë prapa hekurave. Tirja nuk është një fenomen i kësaj pandemie, është fenomen i pandemisë së korrupsionit në 30 vjet”, tha Rama, i cili është ndalur edhe te akuzat e mjekut kardiolog në QSUT Edvin Prifti se arrestimi i tij është politik.

Edhe liberali i djathtë thotë se më kanë fut Rama në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se ç’lidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta e dinë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Të fundit