Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Lefter Allës, Balla si Rama: PS nuk është zyrë avokatike për askënd

Arrestimi i Lefter Allës, Balla si Rama: PS nuk është zyrë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Buqlziës, Lefter Alla, disa ditë më parë për shkelje të barazisë në tendera.

Balla tha për mediat se PS nuk është zyë avokatie për askënd dhe se përgjegjësitë janë përsonale. 

“E para ka të bëjë me një pakt që reforma në drejtësi është një nga më të rëndësishmet që PS ka marrë në qeverisjen e vet. Kemi ardhur me angazhimin që duhet të ndryshojmë marrëdhënien e drejtësisë, me parimin se para drejtësisë duhet të jemi të gjithë të barabartë. Nëse do të hidhni një sy Italisë dhe të bëni një kërkim në Google, 'arrestato', kjo nuk ka nevojë për asnjë koment, dhe 2 vite më parë janë arrestuar në spak për probleme me drejtësinë, ne do mbajmë të njëjtin qëndrim. PS nuk është zyrë avokatie për asnjë. Në politikë, përgjegjësitë janë personale. PS ka vendosur një standart që uroj dhe ta sygjeroj që ta kenë të gjithë”, tha Balla.

Të fundit