Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Rama: Nuk më bën përshtypje, çështja e ish-ministrit personale

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Rama: Nuk më bën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga SPAK për abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve dhe dyshohet se ka përfituar 3.6 milionë euro ryshfet.

Ndërsa i përgjigjet një komentuesi në Facebook, Rama shkruan se çështja e ish ministrit nuk është politike, por është personale, ndërsa shton se për PS secili opa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Reagimi i plotë:  

Por qe t'i përgjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te përpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpëtimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale.

Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine

Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq", shkruan Rama. 

Të fundit