Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Arrestimi i dhunshëm i Metës, Rama: Nuk komentoj, ua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë!
Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u përgjigj se nuk ka koment mbi subjektet me të cilët merret drejtësia.
“Ke gjetur njeriun e gabuar për t’ia bërë këtë pyetje. Nuk kam asnjë koment. Është një subjekt me të cilin merret drejtësia, nuk kam asnjë koment”, tha Rama.
I pyetur në lidhje me mënyrën e arrestimit nga efektivët e policisë, Rama u përgjigj se Policia e Shtetit nuk varet nga ai. Sipas kreut të qeverisë emisionet janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.
“Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën”, u shpreh ai.