Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Arrestimi i pa gjyq, i paligjshëm", Rama 'kapet' sërish me SPAK dhe GJKKO: Një kambanë alarmi për gjykatësit

“Arrestimi i pa gjyq, i paligjshëm", Rama 'kapet'

Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në shënjestër SPAK dhe GJKKO, duke dalë kundër drejtësisë së re. Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama tha se arrestimet pa gjyq janë të paligjshme. 
Sipas kryeministrit, kjo është një kambanë alarmi për gjykatësit që nuk duhet të bëhet palë me prokurorinë dhe të japin masa arresti për njerëz që janë vetëm të dyshuar, jo të pandehur.

“Arrestim i pa gjyq është i paligjshëm, mjafton të shohësh këtë vendim të Strasburgut për të kuptuar sa shumë arrestime të paligjshme do paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Pse duhet ta fusësh në burg?

Për të treguar se je i fortë apo për të treguar se gjykata dhe prokuroria janë e njëjta gjë si në komunizëm? Është një kambanë alarmi për gjykatësit që janë aty për të qenë të paanshëm jo për të mbajtur anën e prokurorit dhe gjykatës që bëjnë marrëveshje apo kanë frikë nga ai dhe bien dakord të fusin njerëz pa gjyq në burg. S’ke pse e merr tjetrin peng, se nuk i ke ngritur akuzë si i pandehur”, tha Rama.

Të fundit