Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestimi i rusëve, Balla: U asgjësua në kohë një aktivitet i mirëfilltë spiunazhi

Arrestimi i rusëve, Balla: U asgjësua në kohë një

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi ngjarjen e dy ditëve më parë, ku u arrestuan dy rusë dhe një ukrainas, teksa tentuan të hynin në fabrikën ushtarake të Gramshit.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se u asgjësua në kohë një aktivitet i mirëfilltë spiunazhi, ndërsa përcolli një mesazh edhe për opozitën.

“Do këshilloja këdo dhe të gjithë gjelat e politikës së opozitës të presim hetimin, të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë që në bashkëpunim me Prokurorinë do zbardhin këtë ngjarje.

Opinionin për shqiponjën nuk mund ta japin dot gjelat e detit. Ata që bëjnë gjoja sikuir janë shqetësuar se duke qenë se ende janë me pushime e nuk kanë cfarë të bëjnë e bëjnë statuse ne Facebook, autoritetet meritojnë falënderim për asgjësimin në kohë të një përpjekje që sic dyshohet të jetë një aktivitet i mirëfilltë spiunazhi”, tha Balla.

Të fundit