Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arrestimi i Veliajt, reagon për herë të parë Xhafaj: Askush nuk është mbi ligjin, Erioni të bëjë transparencë për akuzat

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, njëherësh deputeti i PS, Fatmir Xhafa ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Në një postim të shtjelluar në rrjetet sociale, Xhafaj vlerëson punën e Veliajt si kryebashkiak dhe thekson se ai vetë nuk beson se Veliaj është një zyrtar i korruptuar. Por sipas tij, kjo i takon drejtësisë që të vendosë nëse kryebashkiaku është i përfshirë në korrpsion ose jo.
Megjithatë Xhafaj shton se askush nuk është mbi ligjin dhe se Veliaj duhet të bëjë transparencë për akuzat e ngritura ndaj tij.
"Zotin Veliaj e kam njohur nga afër në momentin që ai erdhi në PS, më pas si koleg deputet e ministër dhe prej rreth 10 vitesh bashkëpunoj me të nga afër si deputet i qarkut Tiranë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe drejtuesin politik të qarkut gjithashtu. Për të gjitha këto, si bashkëluftëtar të betejave të përbashkëta, jam i keqardhur për këtë që ka ndodhur ndaj tij e familjes së tij.
Si deputet i Tiranës e kam parë nga afër punën e ditëpërditshme të Erionit për kryeqytetin e vendit, për bashkinë më të madhe, për menaxhimin e të gjitha punëve të një qyteti që rritet përditë dhe sfidat i rriten përditë. E kam parë nga afër mbështetjen popullore që Erion Veliaj ka patur për t'u zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Tiranës. S'e mohojnë këtë fakt as kundërshtarët e tij me të zellshëm në politikë, media dhe opinionin publik. E besoj fort se kjo është edhe arsyeja kryesore përse ai luftohet kaq fort e egër dhe shpesh me goditje nën brez.
Ishte ky progres i dallueshëm i Tiranës, mbështetja popullore e kryebashkiakut nga qytetarët, afrimi i betejës elektorale, numri prej 37 mandatesh në Tiranë, gjë që bëri që prej muajsh opozita t'a kishte fokusuar gjithë betejën e saj paralektorale te Bashkia Tiranë dhe drejtpërdrejtë te Erion Veliaj. Po atë që nuk e bëri dot opozita për mbi 10 muaj me rreth 50 protesta të përjavshme e shpesh të dhunshme e bëri një vendim gjyqësor rreth 90 ditë para zgjedhjeve, që vendosi masën e sigurisë "arrest me burg për Kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe një prej drejtuesve kryesorë politikë të PS për qarkun Tiranë.
Personalisht bëj pjesë tek të gjithë ata që besojnë që Erion Veliaj, për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar. Askush nuk është i pagabueshëm, por nuk i shoh gabimet e tij edhe nëse janë të tilla, si qasje korruptive. Nuk e njoh gjithë çështjen në fjalë dhe nuk pretendoj ta njoh në thelb, por për aq sa kam lexuar dhe me njohjen që kam se si është ndërtuar ky proces, kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si ka filluar dhe si është proceduar në këtë çështje penale. Druaj se jemi para rastit ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij, për të gjetur fakte penale në ngarkim të tij dhe jo përpara asaj
çfarë ligji lejon e kërkon, pra që hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet te përgjegjësia e personit konkret të cilin gjithësesi të fajshëm apo jo e përcakton vendimmarrja gjyqësore e të dy shkallëve dhe jo hetuesi e prokurori.
Duke lexuar vendimin gjyqësor që ka pranuar e certifikuar kërkesën e prokurorit për masë sigurie "arrest me burg" bindem edhe më shumë për një proces jo të drejtë në aspektin procedurial. Faqet e shumta të vendimit gjyqësor nuk bindin dot askënd që ka minimumin e kulturës juridike që masa e marrë është proporcionale dhe në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me këtë masë sigurie. Ca më keq akoma nuk bindin kur shtron në diskutim dobinë dhe interesin publik, përfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha.
Nëse këtë e bashkon pastaj edhe me fillimin "anonim të kësaj çështjeje, mënyrën e procedimit, mënyrën se si iu servir publikut gjatë hetimit dhe pas vendimit gjyqësor, me disa "argumenta" që përdoren për këtë vendimmarrje që nuk pëputhen me të vërtetën që ne njohim dhe akoma më keq kur dëgjon për presione e shantazhe ndaj dëshmitarëve të pyetur, me të drejtë kjo e vendos në pikëpyetje integritetin profesional e moral të këtij procesi duke e bërë atë të dyshimtë në sy të çdo profesionisti të ligjit dhe vetë publikut.
Të jemi të qartë, askush nuk është dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe gjithkush mund e duhet të hetohet dhe gjykohet pavarësisht statusit politik, institucional e social. Edhe Erion Veliaj, padyshim që PO.
Nuk i hyj fare çështjes në thelb, është apo jo i fajshëm dhe përgjegjës ai për çfarë akuzohet, pavarësisht se nga ato qindra faqe nuk e gjej qartë një gjë të tillë, se ku është korrupsioni i vetë Kryetarit të Bashkisë!! Gjithësesi kjo nuk më përket mua dhe as tentoj ta bëj këtë gjë. Kjo i përket më së pari prokurorëve, ata kanë barrën e provës, të provojnë fajësinë me prova bindëse, përtej çdo dyshimi, me prova të qarta dhe jo me supozime e interpretime indirekte siç lexohen në vendimin gjyqësor.
Si ligjvënës, si përfaqësues i zgjedhur edhe me votat e qytetarëve të Bashkisë së Tiranës kam gjithë të drejtën të kërkoj që e gjithë kjo të kryhet me objektivitet dhe paanësi dhe përmes një procesi të rregullt ligjor, në respektim të parimeve kushtetutese dhe përcaktimeve të ligjit penal procedurial duke mbajtur kurdoherë në konsideratë të drejtat e liritë e njeriut dhe padyshim edhe interesin publik dhe sigurinë publike.
Njohja e gjatë dhe e thellë me Erionin e mban të njëjtë edhe sot vlerësimin tim për të si një funksionar publik që kudo ku ai ka qenë, ka shërbyer në interes të ligjit dhe të të mirës publike.
Gjithësesi në kushtet kur në tregun mediatik janë nxjerrë inventarët e veshjeve (jo pa qëllim dhënë në atë mënyrë dhe me ato detaje) opinioni publik meriton të sqarohet rreth tyre pavarësisht se nga sa del nga vendimi gjyqësor i bërë publik nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe midis atyre "fakteve dhe akuzës për korrupsion ndaj Kryetarit të Bashkisë.
Në përfundim duke i shprehur mbështetjen time Erionit në betejën e tij ligjore e politike, i kërkoj atij edhe në kushtet aktuale të izolimit, të bëjë transparencën e plotë për akuzat e ngritura si detyrim ndaj opinionit publik, qytetarëve e zgjedhësve të tij të Tiranës, si dhe përballë gjyqtarëve që do t'a gjykojnë e vendosin për të vërtetën e tij", shkruan Xhafaj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38