Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Arrestimi i zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, reagon Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një bashkëbisedimi me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa”, ka reaguar dhe në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të këtij institucioni.
Veliaj u shpreh se uron me gjithë zemër të besojë deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa theksoi se do merren masa konkrete, në mënyrë që të kenë një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike.
“Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj.
Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, – nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, – nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.
Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.
Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar.”, tha Veliaj