Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrestohet babai i kandidatit të PS-së në Peshkopi, qëlloi me armë pas përplasjes me përfaqësues të PD-së

Arrestohet babai i kandidatit të PS-së në Peshkopi, qëlloi

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, ku Esat Gjura, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje me kandidatët e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi, të cilët ndodheshin në zonë së bashku me mbështetësit e tyre.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Mziu dhe Gjunkshi i kanë bllokuar makinën Esat Gjurës, për shkak të dyshimeve për përfshirje në shit-blerje votash, çka ka shkaktuar reagimin e tij të dhunshëm. Pas këtij momenti, Gjura ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Menjëherë pas ngjarjes, Esat Gjura dhe një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia. Pas disa orësh, ai është vënë në pranga dhe ndodhet tashmë nën shoqërimin e forcave të rendit.

Të fundit