Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arrihet marrëveshja me Italinë për njohjen e patentave shqiptare, ministri Di Maio mesazh për zgjedhjet  

Arrihet marrëveshja me Italinë për njohjen e patentave shqiptare,
Olta Xhaçka, Luigi Di Maio

Është arritur sot marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Në një konferencë të përbashkët për mediat ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe homologu i saj italian Luigi Di Maio bënë me dije se gjatë takimit është diskutuar edhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe integrimin e Shqipërisë.

Marrëveshja mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve do të firmoset në Tiranë javën e ardhshme, bëri me dije Xhaçka.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjigje. Veprime konkrete si ky, ofron një impakt konkret për qytetarët. I shpreh Di Maios dhe qeverisë italiane mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë”, tha Xhaçka.

Ajo e konsideroi shtetin italian, si një avokat të palodhur në integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë ministri italian u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të japin prova demokracie në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie. Zgjedhjet, forcat politike të japin mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat partiake”, u shpreh Di Maio.

Të fundit