Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK, shtyn gazetarët

Arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK, shtyn gazetarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pasi refuzoi fletëthirrjen  e parë nga SPAK, ka vendosur që të paraqitet ditën e sotme së bashku me motrën në rolin e avokates.

Zëvendëskryeministrja është paraqitur në SPAK, për t’u njohur me akuzat që lidhen me “shkeljen e barazisë në tenderat publikë”.

Në momentin e hyrjes në SPAK, Balluku u përball me një numër gazetarësh që kërkuan reagimin e saj për hetimin. Ministrja zgjodhi të mos japë asnjë përgjigje, duke u larguar me nxitim dhe duke shtyrë gazetarët  që i afroheshin për pyetje.

Arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK, shtyn gazetarët

“A do të jepni dorëheqjen apo do të përballeni me drejtësinë me mandat?”, ishte pyetja e gazetares së Neës24, Klodiana Lala, ndaj së cilës Balluku reagoi me indiferencë dhe mimika të tensionuara, pa dhënë asnjë koment.

 

Të fundit