Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arta Dade: Krijimi i PD në ’90-ën nuk ishte rastësor

Arta Dade: Krijimi i PD në ’90-ën nuk ishte rastësor

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade kujton se krijimi i Partisë Demokratike në dhjetor të 1990-tën nuk ishte rastësor.

E ftuar në Top Story, Dade shprehet se lëvizja erdhi pasi nisën ndryshmet rrënjësore dhe ku të gjithë e donin tashmë demokracinë dhe shqiptarët aspironin për demokraci.

“PS nuk kishte të bënte me të shkuarën. Edhe liderët e partive të tjera kanë pasur një jetëgjatësi në partinë e punëve, sesa liderët e PS. Nuk ishte rastësor krijimi i PD. Ishte në kontekstit e përgjithshëm të Europës dhe rënies së komunizmit dhe aspiratës së shqiptarëve për liri dhe demokraci.

 SHBA shiheshin si simbol, si kampion i të drejtave të njeriut, ishte pjekur situate. Kishin nisur ndryshimet, kushtetuese. Ramiz alia kishte nisur disa hape. Shqipëria nuk kishte si të bënte përjashtim. Nuk mund të pengohej ky zhvillim. Atë ditë që Baker zhvilloi Tiranë, kishim kryeministër socialist dhe kemi pamjet nga tribuna që përshëndesnin me simbolin e lëvizjes së opozitës”, tha Dade ndër të tjera.

Të fundit