Flash News

Ditari i Maxhorancës

Artan Hoxha: Benet Beci nën akuzë nga SPAK para zgjedhjeve, por lajmi u mbajt i fshehur

Artan Hoxha: Benet Beci nën akuzë nga SPAK para zgjedhjeve, por lajmi

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë gjatë emisionit Çim Peka LIVE në SYRI TV, ku zbuloi se kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është vënë nën akuzë nga SPAK që përpara zgjedhjeve të 11 majit. Sipas Hoxhës, lajmi për këtë akuzë është mbajtur i fshehur nga opinioni publik, duke ngritur pikëpyetje serioze për transparencën e institucionit të drejtësisë.

“Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza. Nuk e kuptoj pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e ka bërë publike SPAK për kryebashkiakun e Shkodrës,” u shpreh Hoxha. Ai theksoi se ky veprim i SPAK-ut, sipas tij, është një tjetër “nder” i bërë Edi Ramës, duke mos ekspozuar problemet ligjore të kandidatit socialist në Shkodër.

Hoxha kritikoi ashpër funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rolin e strukturave të Task Forcës, duke deklaruar se “të gjithë këto ingranazhe të këtij vendi punuan në një drejtim, atë që atyre u interesonte.” Ai e lidh këtë me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, që sipas tij, është ndikuar nga këto ndërhyrje të fshehta dhe jo të drejta.

Ndërkohë, gazetari përmendi dhe një tjetër rast të bërë publik, atë të kandidatit të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, të cilit kryeministri Rama i kërkoi publikisht të mos “luante me dy porta”, pas së cilës SPAK iu shfaq në derë. Sipas Hoxhës, ky ishte rasti i vetëm i bërë publik, ndërsa akuza ndaj Benet Becit u mbajt në heshtje.

Të fundit