Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asambleja e KiE, pro anëtarësimit të Kosovës, Rama: I dha çfarë i takonte

Asambleja e KiE, pro anëtarësimit të Kosovës, Rama: I dha

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama e cilëson vendimin si një hap historik dhe i drejtë, dhe se i dha Kosovës atë që meritonte.

Postimi i kryeministrit Rama:

???????????? NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE????

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës????

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm????????

Forca KOSOVË❤️

Të fundit