Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asambleja e PS, Rama: Kongresi do të jetë ndryshe nga herët e tjera; kërkesa specifike për deputetët

Asambleja e PS, Rama: Kongresi do të jetë ndryshe nga herët e

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje lidhur me organizimin e Kongresit të PS që pritet të mbahet këtë të shtunë.

Duke folur në mbledhjen online të Asamblesë, Rama tha se Kongresi këtë herë do të jetë ndryshe nga pikëpamja e organizimit.

 “Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera nga pikëpamja e organizimit pasi do të jetë një kongres në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqërorë të ftuar apo që do të dëshirojnë të na bashkohen.

Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë tek sheshi Nënë Tereza, qoftë tek Sheshi Italia, ku do t’i kushtohemi disa temave që në diskutimet tona në kryesinë e partisë i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë në këtë moment, por edhe në perspektivën e këtij mandati të tretë.

Duke filluar nga tema e politikës së jashtme, Shqipëria-rajoni, natyrisht marrëdhëniet tona me Europën, tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi dhe të më të veçantë, së bashku e mjedisin dhe lëvizshmërinë, pra me transportet, tek tema tjetër e shëndetit dhe e mirëqenies shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit.

Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë së PS-së së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar, po ku do të jenë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive edhe të ftuar të tjerë sipas fushave”, deklaroi Rama

Ne do ngremë punën tonë në vijim dhe Kongresi do shërbejë për ti adresuar si pika referimi te qytetarët duke theksuar se kjo është një kohë kur PS ka një përgjegjësi ekstra për tq enë forca që i bashkon shqiptarët”, u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri u drejtoi edhe një kërkesë deputetëve socialistë, që ditën e Kongresit të angazhohen edhe me qëndrime kritike dhe vetëkritike.

“Do ju kërkoja deputetëve atë që u kam kërkuar organizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të Kryesisë, si dhe krerëve të bashkive që të angazhohen gjatë ditës së kongresit në panele sipas zonës tyre të përfaqësimit, pozicionit në rrjetin e organizimit parlamentar apo pushtetin vendor, që kongresi të mos jetë një paraqitje informuese, por të ketë edhe shpirtin kritik që debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve dhe me vetëdijen që askush nuk zotëron të  vërtetën e fundme, për të bërë zgjedhjet më të arsyeshme”, u shpreh kryeministri.

Asambleja mblidhet sot 3 ditë përpara se të mbahet Kongresi i PS, për të diskutuar dhe prezantuar ndryshimet e statutit, të cilat do të miratohen më 9 prill. Një tjetër cështja e cila pritet të parashtrohet është edhe shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve të PS, për të rizgjedhur në mënyrë demokratike të kryetarët e rinj. Kjo procedurë pritet të mbahet nga 1 maj-15 qershor.

 

Të fundit