Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asambleja e PS, Balla: Komision për analizimin e 25 prillit, Kongresi shënon fillimin e një fushate hapjeje të re

Asambleja e PS, Balla: Komision për analizimin e 25 prillit, Kongresi

Nis mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste.

Takimi është vendosur të mbahet online, në sajë të masave anti-covid. Mbledhja është drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë në Turqi.

Gjatë fjalës së tij pas miratimit të rendit të ditës, Balla tha se PS do ngrejë një komision të posaçëm për të kryer një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, që sipas tij PS mori një fitore të pastër me 74 mandate.

Balla tha se Kongresi i PS më 12 qershor do të shënojë dhe fillimin e një fushate hapjeje të re të PS.

“Duhet të bëjmë një analzië të plotë të 25 prillit brenda 6 muajve të ardhshëm. Rama tha në takimin e parë pas zgjedhjeve se kishim 78 mandate të synuara dhe do i kishim nëse nuk do ishin ‘djegur’ 4 mandate prej votave të pavlefshme.

Është rezultat shumë i pastër dhe domethënës për këto zgjedhje. Do fillojmë analizë të thellë në cdo njësi administrative bashki e qark. Prej saj bëhemi gati për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe ato parlamentare të 2025.

Duhet të përmirësojmë strukturën organizative paso jo në gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur.

Kjo asamble kombëtare do thërrasë kongresin e jashtëzakonshëm për fillimin e një fushate. Do ngremë një komision të posaçëm të analizës që do hartojë një raport të këtij procesi brenda partisë.

Synojë mbulimin e terrorit. Në 12 qershor PS mbush 30 vjet dhe është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm”, tha Balla.

10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

 

Të fundit