Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asambleja Kombëtare e PS mblidhet më 2 shtator, Rama pritet të shpallë qeverinë e re

Asambleja Kombëtare e PS mblidhet më 2 shtator, Rama pritet të

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më 2 shtator në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të Ps-së, Taulant Balla. Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, Balla njofton se rendi i ditës do të publikohet nesër, teksa thekson domosdoshmërinë e pjesëmarrjes.

Mesazhi i kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla

Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!

Të fundit