Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Asnjë farë respekti për shqiptarët e MV’/ Rama-komentuesit: E tregova me vepra jo me dokrra

‘Asnjë farë respekti për shqiptarët e MV’/

Aksidenti tragjik me 45 viktima, mes të cilëve 44 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, shënoi ditë zie për disa nga vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor. Maqedonisë së Veriut iu bashkua edhe Bullgaria me Kosovën, ndërsa Shqipëria u mjaftua vetëm me mesazhe ngushëlluese.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në Facebook, pikërisht për faktin se Shqipëria nuk shpalli asnjë ditë zie në nder të viktimave të aksidentit në Bullgari. Teka komentuesi kritikon Ramën për mungesë respekti ndaj shqiptarë të MV-së, kryeministri i shkruan se respektin e tregoi me vepra jo me dokrra.

Komentuesi: Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke.

Rama: Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

‘Asnjë farë respekti për shqiptarët e MV’/

‘Asnjë farë respekti për shqiptarët e MV’/

Të fundit