Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asnjë i shoqëruar në aksionin për Martinajn, Manja: Pyesni Çuçin, është ministri përgjegjës

Asnjë i shoqëruar në aksionin për Martinajn, Manja: Pyesni

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk ka komentuar lidhur me operacionin në shtëpinë e Ervis Martinajt.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk pati asnjë të shoqëruar pavarësisht arsenalit me armë që u gjetën, Manja ia kaloi ‘stafetën’ ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

“Unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merret policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”, tha Manja.

Operacioni i zhvilluar dje u finalizua vetëm me sekuestrimin e sendeve të jashtëligjshme, por pa shoqëruar asnjë person.

Të fundit