Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Asnjë ndërtim pas 2020 nuk do legalizohet”, Rama paralajmëron “listë të zezë” për ndërtuesit

“Asnjë ndërtim pas 2020 nuk do legalizohet”, Rama

Rama paralajmëron masa drastike ndaj abuzuesve të procesit të legalizimit të hapësirës publike

Nga takimi me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe me drejtorët e bashkisë në kryeqytet, Rama ka paralajmëruar një “listë të zezë” për ndërtuesit që sipas tij kanë abuzuar me procesin e legalizimit.

Kryeministri deklaroi se asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk do të legalizohet, duke theksuar se ndaj ndërtuesve parashikohen masa drastike.

Rama: Procesi i legalizmit, në mënyrë abuzive për qëllime përfitimi, kanë zënë hapësirë publike dhe bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces. Procesi i legalizimit është mbyllur në vitin 2020. Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Jo që ndërto pas vitit 2020, deklaro dhe kur ka nevojë për ndërhyrje bashkia apo qeveria për interes publik, thonë jemi në proces. Këtë do ta deklarojmë të pavlefshme. Deklarimet për godinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë, jemi për të diskutuar këtë mashtrim të madh. Nuk do të humbitet asnjë minutë që agjencia e Kadastrës të bëjë skualifikimin. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë me ata që abzuojnë me territorin. Do të humbasë të drejtën të marrë leje ndërtimi. Do të marrim masat për një kategori ndërtuesish shumë problematikë. Masat do të jenë drastike.

Të fundit