Flash News

Ditari i Maxhorancës

Asnjë njoftim mbi takimin 50 minutësh Begaj-Rama në presidencë

Asnjë njoftim mbi takimin 50 minutësh Begaj-Rama në

Edhe pse ka kaluar afro një orë nga përfundimi i takimit, nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi takimin e presidentit Bajram Begaj dhe Edi Rama.

Takimi i tyre u zhvillua në presidencë dhe zgjati rreth 50 minuta. Takimi vjen pas atij që kreu i qeverisë zhvilloi me anëtarët e kabinetit qeveritar, i cili u zhvillua për dy ditë me radhë.

Ky është takimi i parë për këtë vit mes Begajt dhe Ramës. Ky i fundit do të mbledhë sot drejtuesit e PS-së në qarqe.

Duket se Rama ka nisur punën shpejt pas festave, pasi ky është një vit elektoral.

 

Të fundit