Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Aty brenda dy të marrë”/ Tensionet në PD, Rama thumbon Bashën e Berishën me thënien e Beckett

“Aty brenda dy të marrë”/ Tensionet në PD, Rama

Selia e PD u kthye sot në një arenë tensioni pasi ish-kryeministri Sali Berisha me grupin e rithemelimit të partisë u futën brenda godinës në të njëjtën kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillonte mbledhje me strukturat.

Po ashtu, sot nuk kanë munguar edhe akuzat e ndërsjella mes njëri-tjetrit. Kjo situatë nuk është anashkaluar as nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një shprehje të shkrimtarit të njohur Samuel Beckett, Rama ka ironizuar përplasjen mes Bashës dhe Berishës.

“Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur”, shkruan Rama në Facebook, dukem e cilësuar si thënien e ditës.

 

 

Të fundit