Flash News

Ditari i Maxhorancës

Audio-përgjimi i Veliajt, Rama: Është tjetër konteksti i komunikimit informal, s’mund të merret për bazë

Audio-përgjimi i Veliajt, Rama: Është tjetër konteksti i

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me audio-përgjimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të publikuar një ditë më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ka qenë fillimisht një qytetarë që i ka cituar përgjimin e Veliajt duke e pyetur nëse do të ketë apo jo një masë ndëshkimore për kryebashkiakun për fjalorin e papërshtatshëm që ka përdorur.

Rama shprehet se nuk e ka dëgjuar përgjimin, por sipas tij nuk mund të merren për bazë pasi ka një “tjetër kontekst të komunikimit informal dhe tjetër kontekst të shfaqjes publike të një përgjimi”.

“Unë i neveris përgjimet mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, asi si prova fajësie as si prova vërtetësie. Sepse tjetër është konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike së një përgjimi. Prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj”, shkruan Rama në koment.

Audio-përgjimi i Veliajt, Rama: Është tjetër konteksti i Audio-përgjimi i Veliajt, Rama: Është tjetër konteksti i

Të fundit