Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Autobusë nga Bilisht", media greke: Mbi 2000 shqiptarë në Athinë për fjalimin e Ramës

"Autobusë nga Bilisht", media greke: Mbi 2000 shqiptarë

Media greke "Zougla" ka publikuar një video ku tregon autobusë me shqiptarë nga fshatrat si Bilishti që kalojnë kufirin e Kristallopigisë për të marrë pjesë në fjalimin e Ramës në Galatsi. 

"Sipas të njëjtave informacione, bëhet fjalë për shqiptarët që janë... rekrutuar nga Edi Rama për të siguruar mbushjen e Teatrit të Krishtlindjeve, ku do të flasë me bashkatdhetarët e tij, mëngjesin e së dielës.

Sipas vlerësimeve të transmetuara nga himara.gr, nga sektori organizativ i partisë, nga Shqipëria pritet të udhëtojnë rreth 2000 persona për fjalimin.", shkruan media greke. 

Programi i kryeministrit shqiptar

Sipas raportimeve, Edi Rama do të shoqërohet nga rreth 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit.

Krahas fjalës së planifikuar, kryeministri shqiptar gjatë ditës do të zhvillojë edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, ndërsa pritet të shpërndajë broshura për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Postimi i Ramës për fjalimin e tij në Athinë

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në Facebook duke ftuar shqiptarët që ndodhen në Athinë apo afër Athinës të marrin pjesë në tubimin që do të mbajë në Galatsi mëngjesin e së premtes.

Z. Rama në postimin e tij flet për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”. Ftesa shoqërohet me një vizual me Akropolin dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Të fundit