Flash News

Ditari i Maxhorancës

Axhenda paraprake/ Rama udhëton drejt SHBA-së, të martën takon Antony Blinken

Axhenda paraprake/ Rama udhëton drejt SHBA-së, të martën

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara. Vizita zyrtare e kreut të qeverisë do të jetë 4-ditore.

Sikurse ishte njoftuar, Rama do të takohet ditën e martë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Kryeministri shqiptar dhe Blinken u takuan për herë të parë në muajin qershor në Bruksel, ku nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

Rama do të zhvillojë dhe takime të tjera me zyrtarë amerikanë. Takimi Rama-Blinken vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Axhenda paraprake e Ramës

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime

 

Të fundit