Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bajram Begaj drejt presidencës, sot zgjidhet zyrtarisht kreu i ri i shtetit me votat e PS

Bajram Begaj drejt presidencës, sot zgjidhet zyrtarisht kreu i ri i shtetit

Dje, Partia Socialiste propozoi Bajram Begajn për postin e Presidentit të ri të Republikës.

Begaj pranoi ftesën dhe u prit më vonë nga kryeministri Edi Rama në zyrë. Ndërkohë sot, do të jetë një ditë e ngjeshur sa i takon zhvillimeve për zyrtarizimin e Begajt drejt presidencës.

Kështu, para se të shkojë në Kuvend, emri i Begajt do t’i dërgohet Grupit Parlamentar të PSnë orën 10:00, nga ku do të mblidhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e tij.

Afati i përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve është ora 12:00, dhe në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni I Ligjeve, që do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS.

Më pas në orën 18:00 kuvendi do të zhvillojë raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri. Për këtë raund mjaftojnë vetëm 71 vota që PS i disponon.

 

Të fundit