Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla akuzon PD-në për vrasjen në Elbasan, por i bën ftesë për bashkëpunim: Jam dëshmitar. PD krijoi grupe të armatosura

Balla akuzon PD-në për vrasjen në Elbasan, por i bën

Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori fjalën në parlament dhe nuk la pa përmendur ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vdekur një person.

Balla bën përgjegjës PD-në për ngritjen e grupeve të armatosura si dhe i kërkon prokurorisë të bëjë detyrën jo vetëm për të ndëshkuar autorin, por dhe organizatorët e grupeve të armatosura.

“Unë jam dëshmitar i Elbasanit si PD krijoi grupe te armatosura dhe çoi në vrasjen e një qytetari autokton. Për mua vrasja e 21 prillit ka një detyrim për t’u zbardhur deri në detaj, më shumë se atentatori tek urdhëruesi i atij akti kriminal që trazoi zemrat e qytetarëve të Elbasanit. Një parti politike që gjatë fushatës zgjedhore organizon grupe të armatosura duhet ndjekur deri në detaj. Prokuroria duhet të bëjë detyrën jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armën por dhe ndaj atyre që ngritën grupet kriminale të furnizuara me mjete, të loguara me logon e PD-së “, tha Balla.

Megjithatë ai i bëri ftesë të sinqertë PD-së për të punuar bashkë që prej “9 shtatorit në parlamentin e ri në funksion të një reforme të thellë politike që do të përfshijë dhe parlamentin dhe një rol më të rëndësishëm, si organi dhe struktura më e rëndësishme në vend. Kemi mundësinë të ecim përpara në një proces të rëndësishëm, integrimi i Shqipërisë në BE. Në këtë këndvështrim dua t’i them sot këtij parlamenti, mirënjohjen më të thellë për punën e bërë së bashku në çuarjen para të reformave të rëndësishme ndër to reforma ne drejtësi”.

Të fundit