Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Bajram Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President

Balla: Bajram Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të

Grupi Parlamentar i PS ka nisur mbledhjen për të siguruar firmat e nevojshme për të mbështetur kandidaturën e Bajram Begajt për president, pasi që të depozitohet në Kuvend duhen të paktën 20 firma të deputetëve.

Gjatë mbledhjes , kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lexoi para deputetëve vendimin e Kryesisë, teksa tha se Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President.

Përmbush të gjitha kriteret kushtetuese ligjore dhe reflekton të gjitha vlerat duke qenë përfaqësues si interesit të popullit.

“Ne si grup parlamentar do i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që t'u përgjigjeshin pritshmërive të popullit shqiptar, për një president që e meriton. Zoti Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President”- tha Balla.

 

 

 

Të fundit