Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla bën ‘avokatin’ e Ramës: Edhe Donald Trump ia hiqte fjalën një gazetari të CNN

Balla bën ‘avokatin’ e Ramës: Edhe Donald Trump ia hiqte

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka komentuar sulmet e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve.

Në një deklaratë për mediat, Balla ka marrë në mbrojtje kryeministrin duke thënë se edhe në SHBA presidenti i dikurshëm Donald Trump ia hiqte të drejtën e fjalës një gazetari të CNN. Sipas Ballës, në Shqipëri ka liri mediesh duke iu referuar numrit të madh të tyre.

"T’ju them të drejtën në Shqipëri ka liri mediash. Sepse fakti që kemi një diversitet kaq të madh nëse do t’i krahasonim sa outletesh mediatike kemi në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, kemi më shumë. Të gjitha këto rekomandime të shihen në kuadër më të gjerë dhe rajonal. Ka ndodhur nga koha kur Donald Trump i kërkonte heqjen e fjalës së një gazetari të CNN në konferencë për shtyp. Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë", tha Balla. 

Të fundit