Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla dërgon në Parlament rezolutën për Ukrainën: Ta miratojmë në seancën plenare më të afërt

Balla dërgon në Parlament rezolutën për Ukrainën: Ta

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka dorëzuar kryetarëve të grupeve parlamentare pasditen e sotme një rezolutë për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës.

Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se do të shqyrtohet për ta miratuar në seancën plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë.

I kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme????????, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë”, shkruan Balla.

 

Të fundit