Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk do të jenë më sekrete

Balla: Dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk do të jenë më

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se amendimi i ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit që do të miratohet nga Parlamenti, do të mundësojë që të gjitha dosjet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit do të hapen plotësisht dhe nuk do të jenë sekrete.

Në një lidhje me emisionin Opinion në Tv Klan, Balla tha se ky ligj është vetëm pjesë e një pakete.

“Ligji që pritet të vijë së shpejti është ligji për informacionin e klasifikuar në Republikën e Shqipërisë, i cili i deklasifikon, prej atij momenti të gjitha dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk janë më sekret shtetëror.

Ne kemi përcaktuar që dosjet të gjitha hapen, por të drejta ka të kërkojë gjithkush që duhet të paraqesë pranë Autoritetit për Informim një kërkesë për të justifikuar informacionin dhe mban përgjegjësi nëse atë informacion e keqpërdor për qëllime që nuk kanë të bëjnë me informimin”, u shpreh Balla.

Të fundit