Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla e nis detyrën e ministrit të Brendshëm, me luftën ndaj drogës

Balla e nis detyrën e ministrit të Brendshëm, me luftën ndaj

Taulant Balla e ka nisur ditën e tij të parë në detyrën e ministrit të Brendshëm me betejën kundrë prodhimit dhe trafikut të drogës.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se do të intensifikohet puna në të gjithë Shqipërinë, për të luftuar prodhimin e lëndëve narkotike. 

“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo”, shkruan Balla.

Kjo nuk është diçka e re, pasi këtë premtim e kanë bërë të tjerë në qeverinë Rama, para Ballës. Premtimi ka përfunduar me shtrirjen e gjerë të prodhimit te trafikut të narkotikëve, madje edhe me përfshirjen e efektivëve të policisë.

Të fundit