Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla e promovoi si zgjidhje, habit kandidati i PS: Kemi të rinj dhe të reja në pension, meritojnë kënde ku të luajnë

Balla e promovoi si zgjidhje, habit kandidati i PS: Kemi të rinj dhe

Kandidati i PS-së në Patos, Fation Duro ka habitur me deklaratën e tij gjatë një takimi elektoral. Në një fjalim përpara të pranishmëve, ai u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”. 

Jo vetëm kaq, por Duro theksoi se ata meritojnë dhe kënde ku të luajnë. 

"Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë. Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste.

Mos harrojmë që para disa ditësh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u bënte thirrje njerëzve në Patos që ta votonin Fation Duron si zgjedhjen më të mirë. 

Të fundit