Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla flet me gjuhën e Ramës: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE

Balla flet me gjuhën e Ramës: Mos liberalizimi i vizave për

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka thënë se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në.

Përmes një postimi, ai thotë se, “Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”.

Balla ka folur me gjuhën kritikuese të Ramës ndaj Bashkimit Europian, teksa thotë se, “Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE”.

Gjithashtu ka mbrojtur nismën “Ballkani i Hapur”, si “instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”.

Të fundit