Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla i trembet protestës së opozitës, udhëzon socialistët: Shmangni hyrjen kryesore të Parlamentit

Balla i trembet protestës së opozitës, udhëzon

Opozita do të zhvillojë nesër protestë para Parlamentit, në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare që do të zhvillohet në Kuvend.

Taulant Balla, kreu i grupit të PS, ka udhëzuar deputetët socialistë të shmangin hyrjen nga dera kryesore e Parlamentit. Po ashtu, socialistët do të zhvillojnë para seancës një mbledhje grupi.

“Mirëmbrëma. Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër”, thuhet në mesazhin e Ballës.

Të fundit