Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla iku, po tani kush do t’i shuajë zjarret?

Balla iku, po tani kush do t’i shuajë zjarret?

Shqipëria po përballet me një valë zjarresh të mëdha, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe prona. Reagimi ndaj situatës është i ngadaltë nga mungesa e pajisjeve të nevojshme.

Autoritetet janë në vështirësi për të përballuar emergjencën, ndërsa popullsia lokale dhe vullnetarët po mobilizohen për të ndihmuar.

Pak kohë më parë, VOA evidentoi në një artikull se kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara.

Balla iku, po tani kush do t’i shuajë zjarret?

Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë  helikopter zjarrfikës.

Ndërkohë ish-ministri i mbrojtjes Taulant Balla i cili u shkarkua ditën e djeshme, paraqiste një tjetër realitet në rrjetet e tij sociale dhe në reagimet për media që bënte. Madje Balla ka postuar edhe foto nga duke ndihmuar forcat zjarrfikëse për të shuar flakët.  Por tani që Balla është larguar, dilema është e qartë: kush do te mbaj tubin e ujit dhe lopatat?

Balla iku, po tani kush do t’i shuajë zjarret?

A do të gjejë Shqipëria një tjetër hero për të zëvendësuar ish-ministrin që diti të ballafaqohej me zjarret me një "guxim te veçantë" qe s’e kishim parë më herët në rrjetet sociale? Ose ndoshta është koha që të përqendrohemi në përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve, duke lënë pas këto skena të dritëhijetave?

Në çdo rast, populli shqiptar është duke pritur përgjigje dhe veprime konkrete, ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen.

Të fundit