Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Më vjen keq që opozita nuk propozoi Majlinda Bregun për presidente

Balla: Më vjen keq që opozita nuk propozoi Majlinda Bregun për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë ndihet i keqardhur që opozita nuk e propozoi emrin e ish ministres së Integrimit, Majlinda Bregu për presidente të re të Republikës.

I ftuar në Euronews Albania, Balla nuk preferoi të komentojë nëse e përjashton mundësinë e kandidimit të Bregut nga vetë PS, por thuri lavde për ish-deputeten dhe ish-ministren demokrate.

“Kam vlerësim tejet pozitiv me znj. Bregu. Më vjen shumë keq që opozita nuk e propozoi znj. Bregu”, deklaroi Balla.

Drejtuesi i grupit parlamentar socialist tha se do ta votonte Ardian Dvoranin për Presidente nëse do ta miratonte kryesia e PS.

I pyetur nëse emri i Bregut dhe Dvoranit janë në listën e emrave që do të diskutohen të shtunën në Kryesinë e PS-së, ai nuk e mohoi këtë gjë.

 

 

Të fundit