Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Meta e Berisha po afrojnë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu, u premtojnë rikthimin në detyrë

Balla: Meta e Berisha po afrojnë gjyqtarë e prokurorë të

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka sulmuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij janë duke bashkëpunuar me ish-gjyqtarë dhe prokurorë të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë duke u premtuar se do të rikthehen në detyrë.

Balla tha në Euronews Albania se themeli i Reformës në Drejtësi është heqja e kontrollit politik.

“Dua të them hapur, Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet t’i ndërpresin takimet me gjyqtarë dhe prokurorë të larguar nga vetingu duke u premtuar se do të rikthehen në detyrë. Nuk mund të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi. Mund të jemi e vetmja parti në rajon që kemi hequr autoritetin e shumicës për të bërë emërime në drejtësi, Kemi dashur që të mos e politizojmë sistemin e drejtësisë, themeli i reformës është heqja e kontrollit politik”, tha Balla.

Balla shtoi më tej se humbja e zgjedhjeve nga PS në 2005 dhe 2009 është e lidhur vetëm me sistemin zgjedhor që ka deformuar votën e qytetarëve.

“Nëse me të njëjtin sistem zgjedhor që është sot do garonim në 2005, do kishim marrë 81 mandate. Në 2009, nëse nuk do të ishte koalicioni i madh i PD, edhe atëherë PS do i kishte fituar zgjedhjet. Ka qenë sistemi zgjedhor që ka deformuar votën e shqiptarëve”, tha deputeti socialist.

Të fundit