Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla mohon akuzat e opozitës: Ilir Meta duhej shkarkuar, u dëshmua që qeveria nuk e kontrollon Reformën në Drejtësi

Balla mohon akuzat e opozitës: Ilir Meta duhej shkarkuar, u dëshmua

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka mohuar akuzat e opozitës se qeveria kontrollon Reformën në Drejtësi.

Si shembull ai ka marrë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila “rrëzoi” Kuvendin dhe la në detyrë presidentin Ilir Meta.

Balla tha se nëse PS do të kontrollonte reformën, Meta do të ishte shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Të thuash që mazhoranca socialiste kontrollon drejtësinë sot është më e gënjeshtërt se kurrë. Të paktën biem dakord që dje ka pasur një vendim nga gjykata që rrëzoi një vendim të Kuvendit të inicuar nga kjo mazhorancë dhe të thuash që ne kontrollojmë Reformën në Drejtësi?

Po nëse kontrollojmë reformën do kishim kontrolluar gjykatën dhe do ishte shkarkuar Ilir Meta se nuk ka shqiptarë që nuk bie dakord që Ilir Meta duhej shkarkuar. Por gjykata nuk komentohet”, tha Balla.  

 

 

Të fundit