Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla në Shkup: Shengeni Rajonal, domosdoshmëri historike për vendet e Ballkanit Perëndimor

Balla në Shkup: Shengeni Rajonal, domosdoshmëri historike për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ishte në Shkup, ku u prit edhe nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Ai ka zbardhur takimin me fokus në zgjerimin e hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj. Lidhur me këtë Balla dhe Presidenti Pendarovski kanë ndarë vlerësimin e përbashkët se Shengeni Rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Shkup u prita në një takim nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut SHTZ Stevo Pendarovski. Ndamë me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj.

Të fundit