Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Deputeti që duam", Balla: PS ishte e para që hapi dyert për njerëzit e thjeshtë

"Deputeti që duam", Balla: PS ishte e para që hapi dyert

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka prezantuar nga Elbasani aktivitetin për platformën “Deputeti që duam”.

Balla ka thënë se PS është partia e parë që ka nisur një platformë të tillë për të bërë të mundur aplikimin e  njerëzve të thjeshtë, me energji që duan të përfaqësojnë zonën e tyre elektorale në parlament.

“Partia Socialiste  e Shqipërisë është e para që hapi listat për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, për çunat dhe gocat energjikë që duan të përfaqësojnë zonë e tyre elektorale në parlament. Ndryshe nga PD që i dëboi të gjithë njerëzit e vet të mirë dhe lejoi që partia e saj të vyshket, ne duam talente të reja, të jemi shtëpia e brezit të ri. Me këtë brez dhe këtë platformë, ne duam që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri  dhe jam shumë i lumtur që disa prej  jush kanë nisur të aplikojnë tek plattforma “ Deputeti që duam”, tha Balla në fjalën e tij hyrëse.

Të fundit