Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla nga Gjykata Kushtetuese: Meta nxiti dhunë dhe kreu aktivitet politik

Balla nga Gjykata Kushtetuese: Meta nxiti dhunë dhe kreu aktivitet politik

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai e akuzoi Kreun e Shtetit se ka nxitur dhunë dhe ka sulmuar institucionet kushtetuese.

Sipas Ballës, në kundërshtim me kompetencat që i njeh ligji, Meta ka kryer aktivitet politik. Ai ishte i pranishëm në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese si një nga përfaqësuesit e Kuvendit.

Ndërkohë Meta nuk e njeh vendimin për shkarkimin e tij, duke argumentuar se është shkarkuar nga një Kuvend ilegjitim, referuar atij para 25 prillit.

“Meta ka kryer aktivitet politik. Ky është procesi i parë në histori, që gjykohet një president. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese.

Vënia në lëvizje e kësaj strukture për shkarkimin e Presidentit nuk është problematike. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikon në vendimmarrjen e institucioneve, sulmon gjykatën kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”, tha Balla.

Të fundit