Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla: Nuk do t’i siguronim kaq vaksina po të mos ishte Rama, politikanët do e marrin të fundit

Balla: Nuk do t’i siguronim kaq vaksina po të mos ishte Rama,

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaron se vaksinat e mbërritura deri tani në Shqipëri nuk do siguroheshin po të mos ishte Edi Rama kryeministër.

I ftuar RTV Ora, Balla tha se përmes Turqisë u arrit që të sigurohej kontrata për 1 milionë vaksina kineze.

“ Unë jam i sigurt që po ecim në drejtimin e duhur dhe nuk do të ishim këtu nëse kryeministri Rama nuk do të kishte bërë këtë betejë që ka bërë për vaksinat. Jemi ndër të paktat vende që kemi kontraktuar të gjitha mundësitë që janë në tregun botëror.

Me pa pikë të drejte u tha se shkoi Rama në New York për shopping, por ai shopping solli një kontratë me 1 milionë vaksina. Edhe ky partneri me Turqinë duke arritur të sigurojmë 1 milion vaksina kineze. Ne jemi vendi i vetëm në rajon që kemi siguruar një sasi të tillë me Sinovac”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se politikanët do ta bëjnë të fundit vaksinën.

Ne politikanët do ta bëjmë të fundit vaksinën. Mes Bashës dhe Sali Berishës, do ta bëjë më parë Saliu, pastaj Luli, se është edhe mosha”, tha ai.

 

Të fundit