Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla pas takimit me Begajn: Të gatshëm të hyjmë në zgjedhje në çdo datë

Balla pas takimit me Begajn: Të gatshëm të hyjmë në

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla zbardhi diskutimet me presidentin Bajram Begaj lidhur me një datë të mundshme për zgjedhjet vendore 2023.

Pas takimit nga Presidenca, Balla tha se socialistët nuk kanë qenë të prerë për një datë të caktuar, por një periudhë e mundshme që është midis datave 15 prill- 15 maj. Balla theksoi se PS është e gatshme të hyjë në zgjedhje në çdo datë.

“Palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën presidentit, pasi është ai që ka kompetencë dhe të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve. Zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti. Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët”, tha Balla.

 

Të fundit