Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla për Reformën Zgjedhore: Ne jemi gati, presim PD-në për anëtarët e komisionit

Balla për Reformën Zgjedhore: Ne jemi gati, presim PD-në për

Kreu i grupit socialist Taulant Balla refuzoi të jepte një koment për dorëheqjen e Lulzim Bashës, ndërsa tha se PS është gati të vijojë punën me PD për komisionin për Reformën Zgjedhore dhe më pas për “Territorialen”.

“Për ne e është shume e rëndësishme Reforma Zgjedhore. Unë jam gati, i kam miratuar në mbledhjen e grupit parlamentar, nëse PD i ka gati emrat nesër, do i keni gati nesër. Unë s’fas dot në emër të tyre.

Nëse PD i sjell nesër emrat do të kalojmë në seancë dhe brenda 48 orësh mblidhen procedurat përkatëse. Në 2025 besoj që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të votohet me votë. Kemi ngritur dy komisione të posaçme, një për reformën zgjedhore dhe një për atë territoriale. Unë nuk kam asnjë koment për dorëheqjen e Bashës. Për ne më shumë rëndësi ka paketa e rezistencës sociale dhe implementimi i saj”, tha Balla.

 

Të fundit