Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla presion SPAK-ut: Hetoni Sali Berishën!

Balla presion SPAK-ut: Hetoni Sali Berishën!

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla përsëriti thirrjen ndaj SPAK, që të hetojë Sali Berishën. Këtë deklaratë, ai e bëri pas mbledhjes së grupit.

Kjo nuk është hera e parë që socialist vendosin nën presion SPAK, duke “harruar” që duhet të respektojnë pavarësinë e këtij institucioni.

Sipas Ballës, kryedemokrati duhet hetuar sepse është shpallur ‘non grata’ për korrupsion. Por për këto akuza ende nuk është publikuar asnjë provë, ndërsa Berisha i ka hedhur poshtë.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e Sali Berishës si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA. Unë besoj se SPAK duhet të japë një përgjigje për çështjen dhe të fillojë hetimet duke filluar edhe me kërkesën zyrtare që duhet t’u dërgojë SHBA-së.

Është e paparanushëm që Sali Berisha është shpallur person non grata, si i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kjo nuk shoqërohet me hetime të thella”, tha Balla.

 

Të fundit